Në senacën që është duke u mbajtur këtë të premte, në Kuvendin e Kosovës, Ministrja Albulena Haxhiu ka pasur një përplasje me deputetën nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra.
Kjo e fundit, i është kundërpërgjigjur akuzave ndaj Haxhiut.
‘’Kunati i saj është i akuzuar për terrorizëm në Maqedoni. Si e takoni një ministër të Drejtësisë të Gjermanisë e ndonjë vendi tjetër, kur në CV ju shkruan për kunatin. Sa për dhëndrin as nuk është arrestu dhe është shpifje që e keni thënë dhe do të mbani përgjegjësi”, tha ajo.
Haxhiu në replikën e saj, ka thënë se nuk dëshiron të flas me gjuhën e njejtë siç duan disa nga deputetët e PDK-së. /Gazeta “Enigma”/