Përpos ndeshjes Ballkani – Klasvik, në garat evropiane do të zhvillohen sonte shumë ndeshje.
Në rundin e tretë eliminator të Ligës së Evropës, sonte luhen gjithsej shtatë ndeshje.
Në këtë kompeticion bën gara edhe skuadra shqiptare, Shkupi.
Shkupjanët do ta luajnë sonte ndeshjen e parë të këtij rundi si mysafir i irlandezëve të Shamrock Rovers.
Nga ana tjetër, në rundin e tretë eliminator të Ligës së Konferencës do të luhen gjithsej 28 ndeshje.
Përpos Ballkanit, në këtë kompeticion luan edhe Shkëndija, që sonte është mysafire e AIK-ut të Suedisë.