Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në adresë të Policisë së Kosovës, raporton Gazeta Enigma.
Katër prej tyre janë raportuar në rajonin e Gjakovës, e një në Prishtinë.
Një grua është arrestuar dje në Prishtinë pasëi dyshohet se ka shkaktuar dhunë psikike ndaj anëtarëve të familjes së saj.
“DHUNË NË FAMILJE- Prishtinë / 13.07.2025 – 10:20. Është arrestuar e dyshuara kosovare për shkak se e njëjta dyshohet se ka shkaktuar dhunë psikike ndaj anëtarëve të familjes së saj. Pas inicimit të rastit e dyshuara në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.”
Në Gjakovë është arrestuar një burrë nën dyshimin se u ka shkaktuar dhunë psikike dhe fizike tri grave.
“DHUNË NË FAMILJE- Gjakovë / 13.07.2025 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se në gjendje të dehur i ka shkaktuar dhunë psikike dhe fizike 3 viktimave femra kosovare. Pas inicimit të rastit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”
Një grua është arrestuar në Gjakovë pasi dyshohet se e ka rrahur një grua tjetër.
“Gjakovë / 13.07.2025 – 10:00. Është arrestuar e dyshuara kosovare për shkak se e njëjta dyshohet se kishte rrahur viktimën femër kosovare. Pas inicimit të rastit e dyshuara në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.”
Një person është arrestuar në Malishevë. Ai dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike një gruaje.
“Malishevë / 13.07.2025 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se kishte shkaktuar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”
Një grua është arrestuar në Gjakovë nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës.
“Gjakovë / 13.07.2025 – 17:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare e cila pas një mosmarrëveshje kishte ushtruar dhunë psiqike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare. Si pasojë e dhunës viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe me urdhër të prokurorit e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.” / Gazeta Enigma.