Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i ka replikuar Ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla e cila ka thënë se Aleksandër Vuçiq dhe Vladimir Putin paraqesin kërcënim për luftë në Ballkan.
“Donika Gërvalla, i vetmi i cili e destabilizon rajonin është Albin Kurti duke lobuar për Shqipërinë e Madhe, duke anashkaluar marrëveshjet e Brukselit, duke bërë armatosjen deri në dhëmbë të forcave speciale kundër qytetarëve të paarmatosur në veri të Kosovës”, ka shkruar Petkoviq në Twitter.
Ndryshe, Gërvalla kishte deklaruar se është kthyer lufta sërish si kërcënim real në Ballkan.
Ajo ka folur edhe për sigurinë në rajon, duke thënë se po përballet me rrezikun e një konflikti.
“Të nderuar kolegë, më lejoni të flas drejtpërdrejt, pasi sa i përket sigurisë ndodhemi ndërkohë në një pikë shumë të vështirë. Më kujton situatën para 20 vitesh. Edhe atëherë paralajmëronim që lufta do të ishte e pashmangshme, por askush nuk na merrte seriozisht. Sot përsëri po të përballemi rrezikun e një konflikti./Gazeta Enigma/.