54-vjeçari që dje ishte gjetur i vdekur kontaktin e fundit me familjarët e tij e kishte pasur para një muaji, viktima në fjalë jetonte vetëm në banesën e tij.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se i ndjeri ishte gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Ndërkaq me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.