Policia jep detaje për aksidentin në Podujevë ku vdiq biçiklisti që u godit nga një kamion

Policia jep detaje për aksidentin në Podujevë ku vdiq biçiklisti që u godit nga një kamion

Dje në fshatin Sekiraqë të Podujevës ka ndodhur një aksident me fatalitet.

Në këtë aksident ka vdekur një person që ishte duke e vozitur një biçikletë.

Ai u godit nga një kamion në lëvizje.

 Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Sekiraq, Podujevë / 06.11.2023 – 12:48. Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar pasi i njëjti gjersa ishte duke drejtuar automjetin transportues ( kamion)  dyshohet se  nga pakujdesia ka goditur biçiklistin mashkull kosovar, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. 

Related Articles