Presidenca e Kosovës ka reaguar për muralin në përkrahje të kriminelit Ratko Mlladiq në qendër të Beogradit.
Shefi i kabinetit të Vjosa Osmanit, Blerim Vela, ka thënë se kjo është shenjë e mbështetjes së “regjimit të Vuçiqit ndaj kriminelit të luftës”.
Ai në një postim në Twitter ka thënë se kjo është një fyerje ndaj viktimave të Mlladiqit.
Postimi i plotë i Velës:
Në qendër të Beogradit ekziston një simbol i mbështetjes së regjimit të Vuçiqit për të dënuarin për krime lufte Ratko Mlladiq.
Kjo është një fyerje ndaj kujtimit dhe dinjitetit të viktimave të këtij krimineli lufte. Pa u marrë me të kaluarën, Serbia do të mbajë gjithmonë gjeneralë gjenocidialë si heronj të saj./Gazeta “Enigma”/
⛔️ In downtown Belgrade there is a symbol of #Vučić’s regime support to convicted war criminal Ratko Mladić.
This is an affront to memory and dignity of the victims of this war criminal. Without dealing with the past, #Serbia will always harbor genocidial generals as its heroes. pic.twitter.com/MgXyh1fk7a— Blerim Vela (@Blerim_Vela) November 9, 2021