Presidenti polak Andrez Duda, ka thënë se do të ishte një ‘ndryshues i lojës’ për NATO-n nëse Putin përdor armë të shkatërrimit në masë.
Duda beson se Rusia mund të përdorë armë kimike pasi Vladimir Putin është në “një situatë shumë të vështirë”.
“Në fakt, politikisht, ai tashmë e ka humbur luftën e tij dhe nga brenda nuk po e fiton atë”, shtoi ai, përcjell Klankosova.tv
Ai thotë se nëse Putini përdor armë të shkatërrimit në masë, ai do të ishte një “ndryshues i lojës”.
“Sigurisht NATO do të duhet të ulet në atë tryezë dhe me të vërtetë duhet të mendojë seriozisht se çfarë të bëjë, sepse atëherë ajo fillon të jetë e rrezikshme, jo vetëm për Evropën, apo rajonin tonë, por gjithë botën”. / Gazeta Enigma.