Një grua në Prishtinë ka raportuar në polici se vazhdimisht është kanosur nga bashkëshorti dhe vjehrri i vet.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se në vazhdimësi është kanosur si dhe keqtrajtuar psikikisht nga bashkëshorti dhe vjehrri i saj kosovar”, thuhet në njoftimin e policisë.