Prishtinë: Vdes 15-vjeçarja, dyshohet se ra nga lartësia e një objekti

Një 15 vjeçare ka vdekur në orët e vona të mbrëmjes të së shtunës.

Ajo dyshohet se ka rënë nga lartësia e një objekti në rrugën ‘’Muharrem Fejza’’ në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

‘’Rreth orës 22:20, është raportuar se në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë transferuar viktimën për në QKUK”, konfirmojnë nga policia.

Sipas tyre, përkundër përpjekjeve të ekipeve mjekësore, viktima femër, 15 vjeç, ka humbur jetën.

Kurse, bëhet e ditur se aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin.

Mësohet se viktima ka arritur pa shenja jete në QKUK./Gazeta Enigma/

Related Articles