Prizren: Tre burra e dërguan me forcë në pyll një person, arrestohen

Prizren: Tre burra e dërguan me forcë në pyll një person, arrestohen


Janë arrestuar tre persona në Prizren të mërkurën, nën dyshimin se e privuan kundërligjshëm nga liria një person, raporton Gazeta Enigma.

Nga Policia kanë njoftuar se F.Sh. (1998), A.Sh. (2001) dhe D.Sh. (2003) dyshohen se kishin marrë me forcë viktimën dhe e kishin dërguar në pyll në një fshat të Prizrenit.

“Gjatë kontrollit te të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë pistoletë e tipit EKOL e kalibrit 9 mm e cila do të përdoret si provë për gjykatën. Pas arrestimit të të dyshuarve viktimës i është ofruar tretman mjekësorë në qendrën emergjentë të Spitalit të Prizrenit. Me vendim të Prokurorit të Shtetit tre të dyshuarit janë ndalur në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tyre do të ngrihet kallëzim penal për veprat penale ‘Privim kundërligjshëm i lirisë’, ‘Mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedim te paautorizuar të armeve’, ‘Kanosje’ dhe ‘Lëndim i lehtë trupor’”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ata janë ndaluar për 48 orë. / Gazeta Enigma.


Related Articles