Probleme me internet – Bllokohet numërimi në Prishtinë, Podujevë dhe Kllokot

Probleme me internet – Bllokohet numërimi në Prishtinë, Podujevë dhe Kllokot

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) të martën ka njoftuar për procesin e numërimit të votave për asamblistë në disa komuna të Kosovës, raporton Gazeta Enigma.

Sipas tyre në QKN-të e Prishtinës, Podujevës dhe Kllokotit, procesi i numërimit nuk ka nisur ende për shkak të problemeve me rrjetin e internetit, i cili po pengon transmetimin e pamjeve për vëzhguesit në ekranet televizive.

“Ekipet teknike të KQZ-së janë në terren dhe po punojnë për zgjidhjen e shpejtë të problemit”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Sipas njoftimit procesi i numërimit të votave është duke vazhduar në Qendrat Komunale të Numërimit në  Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Leposaviq, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prizren (me 6 grupe numërimi), Skenderaj, Shtime, Shtërpcë, Suharekë, Ferizaj, Viti, Vushtrri, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Mamushë, Graçanicë, Ranillug, Partesh dhe Mitrovicë e Veriut.

Deri tani nga 250 vendvotime, përkatësisht 500 kuti votimi nga të dyja llojet e zgjedhjeve, janë: verifikuar rezultatet për Kryetarë të Komunave, verifikuar rezultatet e subjekteve politike për Kuvendet Komunale, numëruar votat për anëtarë të Kuvendeve Komunale. / Gazeta Enigma.

Related Articles