Prokuroria Speciale shënjestëron dy raste të reja me 47 persona të përfshirë në vepra penale

Prokuroria Speciale shënjestëron dy raste të reja me 47 persona të përfshirë në vepra penale

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj gjatë takimit me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shënjestërimin e krimeve të rënda kanë shenjëstruar dy  raste të reja me 47 persona të përfshirë.

Prokuroria Speciale njofton se në rastin e parë janë të përfshirë 23 persona për veprat penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit’’ “Fajdeja” dhe “Detyrimi”, si dhe “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”.

Gjithashtu, lidhur me këtë rast janë sekuestruar asete dhe mjete monetare, me ngrirje afatgjate për prona të paluajtshme dhe xhirollogarive bankare, si sekuestrimi 7 banesave dhe parcelave tokësore, ngrirje të xhirollogarisë bankare me vlerë monetare  186,861.75 euro;  janë sekuestruar 4 vetura të markave të ndryshme; pasuri të luajtshme me vlerë, si dhe  para të thata.

Kurse, rasti i dytë i shënjestëruar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka të bëjë me 24 persona të përfshirë në vepra të ndryshme penale si “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Përvetësimi në detyrë”, “Falsifikim të dokumentit zyrtar”, “Shmangie nga tatimi” si dhe “Mashtrim  në prokurim publik”.​

Related Articles