Punime në stadiumet në Gjilan dhe Merdare

Punime në stadiumet në Gjilan dhe Merdare

Stadiumi në Merdare ka marrë krejt një formë tjetër, derisa ka filluar të gjëlbërohet e gjithë fusha.

Puna intensive nga ekonomët e Llapit e kanë sjellur një gjendje krejtësisht ndryshe të fushës nga ajo që ka qenë me parë.

FC Llapi, përmes një njoftimi ka sjellur disa fotografi nga kjo fushë, ku në shiqim të parë jepen sinjale pozitive dhe punën e mirë që është duke u bërë për përmirsimin e infrastrukturës në stadium.

“Ka filluar të përmirësohet dhe pamjet e para janë një sinjal i mirë se kjo fushë do të jetë krejtësisht ndryshe në ndeshjet e radhës të cilat rifillojnë nga data 12 shtator”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Llapit.

Merdarë, 31 gusht 2021 Pas disa ditëve punë intensive, fusha e stadiumit në Merdarë në të cilën i zhvillojmë ndeshjet…Posted by K.F. Llapi on E martë, 31 gusht 2021

E punime të ngjashme janë duke u zhvilluar edhe në stadiumin e Qytetit në Gjilan, ku zhvillojnë gara dy skuadra nga ky qytet.

Makineri e rëndë sot kanë punuar në rrënimin e pjesës së tribunave nga ana veriore të këtij stadiumit, pjesë kjo e destinuar për tifozët mysafirë, në të cilën është edhe objekti me të cilin është identifikuar ndër vite e dekada ky stadium, e i cili do të rrënohet gjatë ditëve në vijim për t’u pasuar me vazhdimin e punimeve me intensitet të paraparë sipas planifikimeve dinamike të realizimit 2018/2022.

Lexo edhe:

Related Articles