Qeveria e Kosovës ka miratuar Propozim-vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore prej 100 mijë euro në emër të dërgimit të kontingjentit të parë të ndihmave humanitare nga Republika e Kosovës për popullin e Ukrainës, raporton Gazeta “Enigma”.
Po ashtu Qeveria ka vendosur të zgjerojë pakon e masave sanksionuese ekonomike-financiare ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë, pas pushtimit të Ukrainës.
Kryeministri Albin Kurti, tha se kjo është pakoja e katërt me sanksione.
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se bëhet fjalë për ngrirjen e aseteve bankare, ndalimin e mediave propaganduese dhe restriksione Bjellorusisë për importe të mallrave teknologjike.
Sanksionet janë vënë në koordinim me partnerët perëndimorë, kanë bërë të ditur krerët e shtetit.