Qytetarët e Kosovës kërkojnë nga Qeveria që ta ndalë importin nga Serbia

Qytetarët e Kosovës kërkojnë nga Qeveria që ta ndalë importin nga Serbia

Kosova edhe gjatë vitit 2022 më së shumti ka importuar mallra nga Serbia, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës.



Vetëm në 4 muajt e parë janë importuar produkte në vlerë prej 70 milonë euro nga Serbia.

ASK ka bërë të ditur se Kosova ka eksportuar vetëm 9.1 milionë euro mallra në Serbi.

Kosova importi produkte serbe në vlerë 16.3 milionë euro në janar, 24.6 në shkurt dhe 32.2 në mars.

Ndërsa eksportoi produkte në vlerë 2.7 milionë euro në janar, 2.5 në shkurt dhe 6.8 në mars.

Valdrin Mazreku, djali i dëshmorit Ibrahim Mazreku i njohur me nofkën “Tornado”, në një përgjigje për Gazetën Enigma ka thënë se është kundër importit të mallrave serbe në shtetin tonë.

“Është tmerr për njerëzit të cilit importojnë produkte serbe duke e ditur që 22 vjet mbas luftës me harru kaq shpejt çka na ka bërë Serbia e çka po vazhdon ende mena ba”, ka thënë Mazreku.

“E populli jonë me vazhdu importimin e mallrave prej Serbisë është tmerr”, ka theksuar ai.

Lidhur me këtë çështje ai ka kujtuar disa fjalë një ministreje të Kroacisë duke e lidhur me situatën që kemi kaluar dhe që jemi tani.

“Edhe ajrin po të duhej me ble prej Serbisë nuk e kisha ble, më mirë do të rrija pa ajër”, ka theksuar Mazreku.

Për importin që po vazhdon të ndodh ai ka fajësuar shtetin dhe personat që i blejnë ato produkte.

“Domethanë këtu i kanë fajet edhe shteti edhe personat të cilët importojnë produkte serbe, dhe pa dyshim edhe ata që i blejnë dhe i konsumojnë”, ka thënë Mazreku për Enigmën.

“Por është tmerr si një shtet i ri që jemi e që kemi luftuar kundër Serbisë, tani po ia mbushim arkat me miliarda”, ka përfunduar ai.

Deficiti tregtar i Kosovës në raport me Serbinë, përgjatë këtyre tre muajve, është 60 milionë euro.

Lidhur me këtë çështje Gazeta Enigma ka kontaktuar njohësen e ekonomisë, Yllnore Shala-Bytyqi, e cila ka thënë se Kosova shumicën e produkteve që i konsumon i importon nga vende të ndryshme e posaçërisht nga Serbia.

“Republika e Kosovës shumicën e produkteve që i konsumon i importon nga vende të ndryshme, ndërkaq pjesa dërmuese nga ato vijnë nga shteti i Serbisë, ku edhe shpeshherë kemi hasur në media të shkruara dhe elektronike për problemet me produkte të importit, sidomos nga Serbia që sipas shumë hulumtimeve, janë edhe kancerogjene dhe kompanitë serbe kanë edhe linja të veçanta prodhimi për Kosovë pa kurrfarë standardi”, ka deklaruar Bytyqi- Shala.

Tutje ajo ka theksuar se “thjesht Serbia për çdo vit shet rreth 500 milionë euro mallra në tregun e Kosovës, përderisa eksportet e Kosovës drejt shtetit fqinj nuk janë më të larta se 20 milionë euro”.

Yllnore Bytyqi- Shala ka bërë thirrje që të fokusohen në linja të tjera si Shqipëria dhe të largohen nga linja e produkteve serbe.

“Ndërsa në anën tjetër niveli politik në aspektin nacional për sektorin ekonomik nuk është që është treguar efikas që shumë linje të prodhimit të fillojnë në Kosovë duke marrë eksperiencën nga Shqipëria dhe kështu të largohemi nga linja e prodhimit të produkteve serbe” .

Ndërsa situata është krejt ndryshe tek marrëdhëniet ekonomike të Kosovës me Shqipërinë.

Kosova ka eksportuar 3.9 milionë në janar, derisa ka importuar 16.3 milionë euro në Shqipëri.

Në lidhje më dështimin institucional në nivel vendi sa i përket largimit të ekonomisë se produkteve Serb nga Kosova .

Ndërsa njohësi i sigurisë, Drizan Shala në një përgjigje për Gazetën Enigma ka thënë se  deri më tani asnjë qeveri nuk bërë veprime afatgjata për ruajtjen e interesave nacionale.

“Në këtë pjesë asnjë qeveri nuk ka bërë veprime në kohëzgjatje sa i përket ruajtjes së interesave nacionale të vendit në përgjithësi dhe atij të sferës së sigurisë në veçanti”, ka deklaruar Shala.

Sipas Shalës “dihet që importi i produkteve serbe në Kosovë në aspektin matematikor përshkruhet shumë lehtë e që është:

  1. Çdo blerje të produktit ekonomik Serbia financon dhe modernizon sektorin e mbrojtjes duke rrezikuar sigurinë nacionale të vendit.
  2. Kosova është dashur që të merr shembull Israelin i cili e ndjek një politik ekonomike nacionale duke ruajtur prodhuesin dhe duke zëvendësuar atë me produktet që vijnë nga Libia.

Tutje Shala ka shtuar se një qeverisje e mirë e ndërron zhvillimin ekonomik në vend.

“Pra një të menduar mirë qeveritar racional e ndërron zhvillimin ekonomik në vend dhe forcon sferën e sigurisë në anën tjetër duke minimizuar blerjet nga Serbia edhe duke i dhënë impaktë në fushën e mbrojtjes të Serbisë nga këto blerje”, ka thënë Shala për Enigmën.

Në shkurt, Kosova, në shtetin amë ka çuar produkte në shumë prej 5.7 milionë eurove. E ka sjell nga atje produkte në vlerë 18.3 milionë euro.

Kujtojmë se vlera eksporteve të Kosovës gjatë marsit ishte 9.7 milionë eurove, e ajo e importeve 22 milionë euro.

Kur bëjmë mbledhjen e eksporteve dhe importeve del se Kosova në tre mujorin e parë të 2022-ës ka eksportuar në total 19.3 milionë euro derisa ka importuar 56 milionë./Gazeta Enigma/

Related Articles