Qyteti i Kharkivit rikthehet nën kontrollin e Ukrainës

Qyteti i Kharkivit rikthehet nën kontrollin e Ukrainës
Luftimet në Ukrainë janë futur në ditën e katërt. Forcat ruse në orët e hershme të së enjtes kanë nisur pushtimin e Ukrainës, transmeton Gazeta “Enigma”.

Forcat ukrainase kanë rimarrë kontrollin në qytetin e dytë më të madh ukrainas, Kharkiv, është njoftuar nga guvernatori i Kharkivit.

Në postim në Telegram, Oleh Synyehubov ka thënë se: “Kontrolli mbi Kharkivin është plotësisht i yni. Forcat e armatosura, policia, dhe forcat mbrojtëse po punojnë, dhe qyteti po pastrohet tërësisht nga armiku”.

Trupat ruse janë futur në orët e hershme të së dielës në Kharkiv. Në rrjetet sociale kanë qarkulluar pamje të luftimeve në rrugë mes trupave ukrainase dhe ruse.

Situata mbetet mjaft e brishtë, por qytetarët në Kharkiv i kanë thënë BBC-së se qyteti është kthyer nën kontrollin ukrainas. / Gazeta Enigma.

Related Articles