Rama: Qeni që lehu sot para dy himneve, do të mbetët shumë i rëndësishëm nga kjo ditë

Rama: Qeni që lehu sot para dy himneve, do të mbetët shumë i rëndësishëm nga kjo ditë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë mbledhjes, por edhe gjatë konferencës ka përmendur një qen që kishte lehur, para himneve të dy vendeve.

Ai tha se ky qen do të qen do të mbetët shumë i rëndësishëm nga kjo ditë, sepse sipas tij përbën një simbol të lehjeve për arsye tërheqje vëmendje.

Me shprehjen: “Qentë le të lehin, karvani do të vazhdojë të shkojë përpara”, Rama e përmbylli këtë fjali.

“Nuk mund të lë pa përmendur qenin që lehte përpara dy himneve kombëtare dhe pushoi mbasi u kënduan himnet, sapo filluan himnet qeni nuk lehu më, ky është një qen i cili mbetët shumë i rëndësishëm nga kjo ditë, sepse përbën një simbol të lehjeve për arsye tërheqje vëmendje, por kur ne fokusohemi dhe puna vazhdon, lehjet mbetën prapa, si në atë shprehjen e bukur popullore: “Qentë le të lehin, karvani do të vazhdojë të shkojë përpara”, u shpreh ai.

Related Articles