Lideri i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka reaguar sërish pas paralajmërive të KEK-ut për veprime ligjore ndaj tij, pasi deklaroi të shtunen se rënia e blloqeve A3 dhe A5 është bërë në mënyrë të qëllimshme.
Molliqaj përmes një shkrimi në Facebook ka insistuar për hetim rreth rënies së dy blloqeve.
Molliqaj ka thënë se menaxhmenti i KEK-ut ka reaguar ndaj pyetjeve që janë ngritur në konferencë, duke pretenduar se ka koordinim midis qeverisë, KEK-ut dhe KEDS-it.
“Nuk zmbrapsemi. Hetim!…Reagimet akuzuese e sulmuese të KEDS-it dhe menaxhmentit të ri të KEK-ut, veç po na tregojnë që diçka po fshihet. Por jo edhe për shumë gjatë. Beteja për drejtësi dhe llogaridhënie do të vazhdojë”, thotë Molliqaj.
LEXO EDHE: KEK i përgjigjet Molliqajt: Deklaratat e Molliqajt lidhur me blloqet A3 dhe A5 janë thjesht shpifje
Kujtojmë se Molliqaj, ka thënë se kanë informacione nga burimet brenda Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), se rënia e blloqeve A3 dhe A5 është bërë qëllimisht. Ai ka deklaruar se ka dyshime që kjo prishje është shkaktuar nga KEDS-i./Gazeta Enigma/