Deputetët e Listës Serbe janë rikthyer në Kuvendin e Kosovës, pas pesë muajsh mungesë.
Rikthimi i tyre është përcjellë edhe me debat mes deputetësh, para se të niste seanca e sotme.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, i është drejtuar deputetit që ka qenë brenda Grupit Parlamentar të Listës Serbe, por tani është regjistruar si i pavarur.
Siç raporton Koha, ai ka akuzuar Hoxhën se shkon në Kuvend “veç për para”. Po ashtu Abazi i është drejtuar Hoxhës edhe me fjalët se “a po doni t’ia shtini flakën naj kerri”, pasi prej kohësh në veri të Kosovës, aty ku Lista Serbe ka pushtet, digjen veturat e qytetarëve serbë që i konvertojnë targat në RKS.