Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se është rikthyer në operim Njësia B-1 në TC Kosova B, shkruan Enigma.
Në njoftimin thuhet se rikthimi erdhi pasi janë përfunduar me sukses sanimet e defekteve të paraqitura në kaldajë (rrjedhjeve të ujit).
“Sinkronizimi i njësisë B-1 me rrjetin është realizuar sot, më datë 18.12.2024, në ora 15:35 minuta.
Ky rikthim në operim i njësisë B-1 përfaqëson një arritje të rëndësishme për KEK, duke kontribuar në stabilitetin e prodhimit të energjisë elektrike në vend.”