Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, që t’i miratojnë masat emergjente në sektorin e energjisë.
Në seancën ku po shqyrtohet vendimi i Qeverisë për vazhdimin e masave emergjente në furnizimin e energjisë, Rizvanolli, ka thënë masat emergjente kanë dhënë efekt pozitiv, ndonëse tha se rritja e çmimit të energjisë po vazhdon të ngrihet për shkak të luftës në Ukrainë.
“Edhe pse kriza ishte thelluar qeveria përmes subvencionimit me dy alokime me 20 milionë euro dhe fushata vetëdijësuese kanë dhënë efekte pozitive. Prodhimi i energjisë është më stabil mirëpo vjetërsia e termocentralit Kosova A dhe B konsiderohet rrezik për furnizim me energji. Qeveria ka dhënë subvencionim shtesë 90 milionë euro”, ka thënë Rizvanolli.
“Lufta në Ukrainë ka shkaktuar rritje të çmimit në naftës dhe gazit. Çmimet vazhdojnë të rriten në bursë. Këto çmime vazhdojnë të rriten për shkak të luftës në Ukrainë. Ju bëjë thirrje miratimin e masave emergjente në sektorin e energjisë”, ka shtuar ajo.