Robin Krasniqi ka shënuar fitore ndaj Jorge Silvas

Robin Krasniqi ka shënuar fitore ndaj Jorge Silvas

Robin Krasniqi ka shënuar fitore ndaj boksierit portugez Jorge Silva, në kategorinë gjysmë të rëndë.

Krasniqi triumfoi ndaj Silvas, me vendim të gjyqtarëve.

Ai ishte më i mirë se portugezi pothuajse në të gjitha 10 raundet, përderisa disa herë ishte afër edhe ta nokautonte portugezin.

Për boksierin nga Juniku kjo ishte fitorja e parë për këtë vit.

Tani Haxhi Krasniqi nga 61 meçe  ka 55 fitore, ku 20 prej tyre me nokaut, krahas shtatë humbjeve.

Related Articles