Rohde: Sulmet e NATO-s nuk janë arsye për festë, por ne e ndalëm gjakderdhjen dhe krimet e Millosheviqit

Rohde: Sulmet e NATO-s nuk janë arsye për festë, por ne e ndalëm gjakderdhjen dhe krimet e Millosheviqit

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake e policore serbe nuk është arsye për festë.

Ai ka thënë se është bërë ajo që ishte e nevojshme për ta parandaluar gjakderdhjen dhe mizoritë e mëtejshme të regjimit të Millosheviqit.

Në platformën “X”, Rohde ka shkruar se i qëndrojnë atij vendimi.

“Ne bëmë atë që ishte e nevojshme për të parandaluar gjakderdhjen dhe mizoritë e mëtejshme nga regjimi i Millosheviqit në Kosovë pasi diplomacia dështoi. Ishte përgjegjësia jonë morale dhe ne i qëndrojmë atij vendimi”, ka shkruar Rohde.

Related Articles