Raportohen dy persona të vdekur brenda një dite në Prizren, Policia jep detaje

Raportohen dy persona të vdekur brenda një dite në Prizren, Policia jep detaje

Sot në Prizren janë raportuar dy persona të vdekur, raporton Gazeta “Enigma”.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Tutje Gashi ka njoftuar se në rastin e parë, pak para orës 11:00 në rrugën “Shaip Spahiu” një person i moshës 72-vjeçare është hasur pa shenja jete.

“Me datë 28.10.2024 pak para orës 11:00 ,rrugën Shaip Spahiu në Prizren është raportuar se është has një person pa shenja jete, patrulla i është përgjigjur rastit dhe është informuar urgjenca dhe njësitet tjera përgjegjëse të cilat edhe kanë dalë në vend ngjarje dhe rasti është duke u trajtuar. Viktima është B.K. mashkull rreth 72 vjeçar”, tha Gashi.

Ndërkaq në rastin e dytë, rreth orës 14:00 në rrugën “Adem Jashari” në Prizren, është raportuar se një person është gjetur i shtrirë në tokë. Viktimës pasi është kthyer vetëdija nga mjekët, i njëjti ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Prizrenit.

“Me datë 28.10.2024, rreth orës 14:00 rrugën Adem jashari në Prizren është raportuar se është has një person i shtrirë në tokë pa ndjenja, patrulla i është përgjigjur rastit, i është dhënë ndihma e parë dhe është informuar emergjenca e cila pasi personit ia ka kthyer vetëdijën e kanë marr në Spitalin Rajonal të Prizrenit për trajtim të mëtejshëm mjekësor. Me vonë rreth orës 15:30 nga Spitali Rajonal jemi informuar se viktima ka vdekur. Është njoftuar prokurori dhe njësitet tjera përgjegjëse të cilat edhe kanë dalë në vend ngjarje dhe rasti është duke u trajtuar. Viktima është N.Sh. mashkull rreth 59 vjeçar”, konfirmoi më tej Gashi. /Gazeta Enigma/

Related Articles