Ndeshja mes Fushë Kosovës dhe Vushtrrisë në Ligën e Parë është përfshirë me një incident aspak të mirë.
Tifozët e dy skuadrave janë përleshur me njëra tjetrën, teksa Policia ka konfirmuar rastin për Enigmën, teksa thanë se pesë persona janë arrestuar.
“Sot rreth orës 15:00, në Stadiumin “Ekrem Grajçevci” në Fushë Kosovë, gjatë një ndeshje futbolli, ka ndodhë një incident, ku tifozët janë përleshur gjuajtur mes vete me mjete të forta, me ç ‘ rast janë lënduar 2 prej tyre. Pas vënies nën kontrollë të situatës, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisë një hetim për incidentin. Deri tani janë arrestuar pesë pesona të dyshuar.”, thuhet në përgjigjjen e Policisë.