Policia ka njoftuar për një rrahje e cila ka ndodhur në fshatin Rakaj të Ferizajit, ku janë të përfshirë disa persona, raporton Gazeta Enigma.
Në stacion policor janë shoqëruar gjashtë persona.
“Më datën 22.08.2024 rreth orës 19:10 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informatë se në fshatin Rakaj të Ferizajt disa persona ishin përfshirë në një përleshje fizike. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të policisë së rendit dhe hetuesit policorë, të cilët kanë identifikuar dhe shoqëruar në stacionin e policisë gjashtë persona”, njofton policia. / Gazeta Enigma.