Reshjet e dendura të borës i kanë bërë rrugët e vendit vështirë të qarkullueshme.
Në Prishtinë gjendja e rrugëve është me borë, kjo është vënë re sidomos në lagjen “Kodra e Trimave”, te Xhamia e Llapit etj.
Në fshatin Besi të Prishtinës, në rrugën Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve, policia dhe autoambulanca janë parë në vendin e ngjarjes para orës 07. Edhe në këtë magjistrale njoftohet se gjendja e rrugëve ka qenë vështirë e kalueshme për shkak të borës.
Pamje nga rrugët në lagjen “Kodra e Trimave”: