Rritet numri i pacientëve të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme

Rritet numri i pacientëve të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 380 pacientë të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme.

316 nga këta pacientë janë të konfirmuar COVID pozitivë, 278 me oksigjeno-terapi dhe 17 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në QKUK, 149 pacientë të shtrirë, 112 prej tyre COVID pozitivë, 120 me oksigjeno-terapi.

Në Klinikën Infektive, 104 pacientë, në Klinikën e Pulmologjisë, 38 pacientë, në Klinikën e Pediatrisë, 1 pacient dhe në Klinikën e Gjinekologjisë, 6 pacientë.

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 231 pacientë, 204 prej tyre COVID pozitivë, 158 me oksigjeno-terapi.

Related Articles