Sahiti: Suedia nuk do të na lejoj të bëjmë lojën tonë

Sahiti: Suedia nuk do të na lejoj të bëjmë lojën tonë

Kosova është në prag të ndeshjeve të tetorit me Suedinë e Gjeorgjinë,dhe tashmë ka filluar përgatitjet të cilat i ka zhvilluar në “Fadil Vokrri” e gjetiu. Në lidhje me etapat stërvitore, kundërshtarët, aspiratat, mungesat, opinionet e çështje tjera, flet ndihmëstrajneri i Kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahiti, enkas për Gazeta Enigma.

Gazeta Enigma: Përgatitjet e reprezentacionit të Kosovës dhe aspiratat për dy ndeshjet e tetorit, ndaj Suedisë dhe Gjeorgjisë, ç’mund të presin aderuesit e shumtë Dardanë?

Muharrem Sahiti: Si çdo herë tjetër edhe ky grumbullim e ka rëndësinë e vet dhe duhet të kryejmë punën që na takon, d.m.th. të përgatisim skuadrën, si në aspektin organizativ ashtu edhe atë sportiv.

Deri më tani është jashtëzakonisht mirë, lojtarët janë me disponim të mire, kemi disa mungesa por që janë të zëvendësuara me lojtarë tjerë, prandaj po besoj që do të japin maksimumin pasi që është krijuar një atmosferë jashtëzakonisht e mirë. Çdo fitore, çdo rezultat pozitiv është i mirëseardhur për ne si në poentim poashtu edhe për të ardhmen, kështu që do të bëjmë gjithçka për të arritur rezultate maksimale.

Caalanders me ekipin gjatë stërvitjes

Gazeta Enigma: Ndeshja e kaluar me Spanjën ishte mbresëlënëse, por që u humb, ndërkohë që Kosovën e pret sfida e radhës kundër Suedisë. A ka optimizëm në taborrin e ekspeditës së reprezentacionit për këtë ndeshje duke pasur parasysh edhe potencialet dhe kualitetet e kundërshtarit?

Muharrem Sahiti: Pyetje interesante që shtruat, kur thoni që kemi bërë paraqitje të mirë me Spanjën, por që e humbëm! Nëse kundër një Spanje kemi bërë një paraqitje të tillë, vërtetë është për t’u vlerësuar jashtëzakonisht lart. E ka thënë edhe selektori që prej momentit që është në krye, se ai takim ka qenë ndër paraqitjet më të mira që i ka zhvilluar kombëtarja, aq më tepër ndaj një superfuqie të futbollit, siç është Spanja. Sa i përket Suedisë, është një kundërshatr jashtëzakonisht e fortë. Nëse Spanja të mundëson të zhvillosh futboll, Suedia është e kundërta, nuk ta lejon një gjë të tillë. Është skuadër me shumë potencial që në dy aspekte është e fuqishme: bëjnë lojë të mirë por edhe janë agresiv, si  dhe luajnë futboll të fortë, pra me duele të forta e pressing të jashtëzakonshëm, jo vetëm ndaj neve që pritet të bëjnë ‘presing’, por një gjë të tillë Suedia e ka aplikuar edhe ndaj skuadrave tjera, siç është dueli ndaj Spanjës (2:1).

Do të thotë që ne i dijmë anët e forta të Suedisë prandaj nuk do të jetë e lehtë, sidoqoftë, shoh që në dy stërvitjet e fundit ka pasur një përkushtim jashtëzakonisht të madh të shtabit, e që janë të motivuar edhe lojtarët, dhe këto dy stërvitje vërtetë kanë qenë shumë kualitative, që më ka bërë përshtypje që të motivuar t’i këndërvyhemi Suedisë. Sido që të jetë kjo do të jetë një ndeshje shumë e fortë.

Gazeta Enigma: Në grumbullimin e fundit, sipas informatave mësohet se pjesa më e madhe e lojtarëve i janë bashkuar kontigjentit. A ka mungesa dhe lëndime eventuale aktuale? Nëse po, cilat janë ato?

Muharrem Sahiti: Pos atyre që tashmë janë të ditura, që do të në mungoj për një kohë Arbër Zeneli, në momentin e fundit javën e kaluar u lëndua edhe Valon Berisha, që e kemi ditur që nuk do të jetë pjesë e grumbullimit. Problemi tjetër është me Lirim Kastratin, i cili akoma nuk i është bashkuar grupit të kombëtares pasi është i lënduar dhe klubi ka vlerësuar se për një kohë nuk do të jetë i gatshëm. Tashmë janë në kontakt nga stafi ynë mjekësor me stafin e Legias dhe sot definitivisht do të dihet pas kërkesës si dhe disa fotografimeve, së paku deri në mbrëmje, nëse Lirim Kastrati do të mundet apo jo t’i bashkohet kombëtares. Të tjerët janë të gjithë.

Milot Rashica gjatë përgatitjeve para duelit të Kosovës me Suedinë

Gazeta Enigma: Ka pasur një deklaratë nga trajneri i Gjeorgjisë, i cili ka vlerësuar ekipin përfaqësues të Kosovës, duke thënë se vërtetë Kosova ka një ekip cilësorë. Si e vlerësoni ju këtë deklaratë, çdo të thotë një deklaratë e tillë nga një kundërshtar i ardhshëm?

Muharrem Sahiti: Ne e kemi ditur pasi këtë e ka thënë edhe më herët. Të njejtën gjë ka thënë edhe dje apo pardje, dhe njejtë ka thënë edhe para ndeshjes së Kosovës të cilën e kemi zhvillur ndaj Gjeorgjisë në muajin shtator, e ka thënë edhe në konferencë dhe e ka thënë edhe pas lojën të cilën ne e fituam.

Çuditërisht ai është habitur se si mediat atje e kanë favorizuar Gjeorgjinë para Kosovës, duke u shprehur decidiv se “Kosova është një skuadër shumë më komplete dhe shumë më e fortë sesa Gjeorgjia”.

Aq më tepër kur djemtë futbollistë të Salioles, një ish futbollisti të Bayernit si dhe një ish reprezentuesi të Francës që është shpallur edhe kampion. Do të thotë e ka thënë jo rastësisht ngase ka pa që ne kemi kualitet në skuadër dhe kjo është për t’u vlerësuar, ngase tashmë kemi hyrë në vlerësimet e larta të eskpertëve, të cilët thonë që vërtetë kombëtarja e Kosovës është me kualitete dhe është një kombëtare në rritje e sipër. Këtë e kemi thënë edhe më herët, por tani po vjen edhe vlerësimi nga ish-futbollistë dhe nga ekspertë të cilët vërtetë po e vlerësojnë. Kjo është jashtëzakonisht e mirë për ne pasi nuk jemi më një skuadër ‘autsajdere’, por një skuadër e vlerësuar. Ashtu përafërsisht është shprehur edhe selektori i Spanjës, Luis Enrique, kur kemi luajtur në Spanjë dhe në Kosovë, për vlerat e kombëtares sonë. Do të thotë që është jashtëzakonisht mirë dhe është shumë pozitive për futbollin tonë kur jepen këso opinionesh e vlerësimesh nga ekspertë të njohur.

Përzgjedhësi Bernard Chalanders, para dy sfidave të tetorit

Gazeta Enigma: Kemi futbollistë që kanë bërë vende meritore nëpër ekipe cilësore, si Serie A etj, Muriqi, Rrahmani etj. Por kemi edhe lojtarë tjerë që herë-herë mbeten pa angazhime e pa ekipe, si dhe pa minutazh të mjaftueshëm. A është ky  një hendikep?

Muharrem Sahiti: Është shumë e rëndësishme edhe për ne edhe për lojtarët që të kenë minutazh dhe angazhime sa më tepër dhe të jenë titullarë nëpër skuadrat e tyre, ngase, nëse ata arrijnë që të jenë të gjithë titullarë, dhe të jenë në njëfarë mënyre faktorë nëpër skuadrat e tyre me lojën e tyre, neve do të na ndihmonte shumë në kombëtare.

Fatkeqësisht nuk kemi shumë lojtarë të tillë nëpër klube, por sidoçoftë, në kombëtare janë jashtëzakonisht të mirë. Edhe pse kjo është një mangësi, fakti që për Kosovën luajnë disa lojtarë që nuk kanë minutazhë të mjaftueshëm, paraqitja e tyre për Kosovën nuk është ndonjë problem, pasi ata kanë kualitete të mjaftueshme. Përndryshe, do të ishte shumë më mirë sikur ata të ishin lojtarë standard nëpër klubet e tyre.

Muharrem Sahiti, ndihmëstrajner i Kombëtares së Kosovës

Gazeta Enigma: A pajtoheni me faktin që Muriqit, përkundër që nuk po arrinë të gjejë veten në skuadër, në Lacio, në reprezentacion është shumë i frytshëm, shumë entuziast e i nevojshëm gjatë gjithë kohës?

Muharrem Sahiti: Nivelet dallojnë. Do të thotë klubi me kombëtaren – sidoqoftë nuk kemi çka të flasim për vlerat e Vedatit. Unë mendoj që është duke iu bërë një padrejtësi te Lazio, edhe pse është e vërtetë që e ka një konkurrencë të fortë, Imobilien, i cili është italian dhe është i vlerësuar, gjë që është normale që përparsinë e ka për t’u inkuadruar para Muriqit.

Kjo Vedatin po e penalizon, por sidoqoftë, kur Vedati bënë paraqitje në Kombëtaren e Kosovës duket sikur është një tjetër Vedat. Do të thotë gjithçka jep dhe është lojtari më i rëndësishëm në skuadrën tonë. Unë, duke e njohur nga afër karakterin e tij, përgatijen dhe qëndrueshmërinë e tij, besoj se ai shumë shpejtë do të jetë edhe në klub lojtar titullar.

Related Articles