Selmanaj: Ka mungesë të transparencës dhe mos përgatitje të Qeverisë Kurti për dialogun

Selmanaj: Ka mungesë të transparencës dhe mos përgatitje të Qeverisë Kurti për dialogun

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, në tryezën e organizuar nga KDI ka thënë se ka mungesë të transparencës dhe mos përgatitje të kësaj Qeveri për procesin e dialogut, raporton Gazeta Enigma.

Selmanaj, tutje tha se qeveria në të cilën ai ishte zv. kryeministër, dialogun e ka marrë në udhëheqje si një proces që ka zgjatur për 10 vite, e jo si një proces të ri që fillon me ardhjen e një qeverie të re.

“Kjo temë është bërë klishe sepse ka 10 vite që po diskutojmë gjërat e njëjta dhe metodologjitë e njëjta, vetëm njerëzit po ndryshojnë. Ne nuk e shohim si një proces të ri po që ka dalë si rezultat i obligimeve ndërkombëtare. Si LDK shohim që nuk ka përgatitje për ketë temë, e pozicion të qartë për këtë proces. Ka një mungesë transparence, unë nuk di cilat janë parimet e kësaj Qeverie për dialogun”, tha Selmanaj.

Më tutje Selmanaj ka folur edhe për rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në procesin e ndërmjetësimit të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Po shohim një qasje joaktive të kësaj qeverie për të përfshirë ShBA-të bë këtë proces. Ftoj kryeministrin të distancohet nga deklarimet e zëdhënësit të tij lidhur me marrëveshjen e Washingtonit sepse ajo ka ndikim të fuqishëm në vend”, tha Selmanaj. 

Related Articles