Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe i Infrastrukturës, në Kosovë Liburn Aliu, ka njoftuar se Serbia ka refuzuar kërkesën e tij dhe të disa ministrave të tjerë për ta vizituar Luginën.
Ai këtë, e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, duke thënë se vizita e tyre u refuzua pak para nisjes.
Së bashku me të ishin edhe ministrat, Arbërie Nagavci, Hekuran Murati dhe Hajrullah Çeku.
Ndaj, këtij veprimi të Serbisë ka reaguar edhe deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.
Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Kamberi ka shkruar se s’ka moment tjetër për veprim, sot është nevoja, sot është edhe koha.
Sipas tij, Serbia mbetet i vetmi vend në rajon që me ligj kufizon lirinë e përdorimit zyrtarë të simboleve kombëtare. /Gazeta Enigma/.