SHBA e gatshme për të ndihmuar 100,000 refugjatë ukrainas

SHBA e gatshme për të ndihmuar 100,000 refugjatë ukrainas

Derisa Shtetet e Bashkuara po përgatiten të pranojnë rreth 100 mijë refugjatë nga Ukraina, pas pushtimit rus, komunitetet ekzistuese në qytetet si Sakramento dhe Sietëll po mobilizohen për të siguruar ushqim, strehim dhe mbështetje për ata që ikin nga lufta.

Qeveria federale nuk ka thënë se kur do të fillojë procesi zyrtar i zhvendosjes, por grupet ukrainase në SHBA tashmë po ofrojnë mbështetje për njerëzit që hyjnë në këtë vend përmes kanaleve të tjera.

“Asnjë refugjat nuk po pret që ju të jeni gati për ta”, tha Eduard Kislyanka, pastor i lartë në një kishë në Sakramento, e cila ka dërguar ekipe njerëzish në Poloni – shtet në kufi me Ukrainën – dhe ka përgatitur dhjetëra familje për të strehuar njerëzit që mbërrijnë në Kaliforni.

Qëkur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, mbi 4 milionë njerëz vlerësohet të kenë ikur nga Ukraina dhe miliona të tjerë janë zhvendosur brenda vendit. / Gazeta Enigma.

Related Articles