Ministria e Shëndetësisë edhe njëherë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19 e t’i zbatojnë masat mbrojtëse të cilat janë në fuqi, në mënyrë që të mbrohen nga ky virus, raporton Gazeta Enigma.
Nga MSH kanë thënë se imuniteti i krijuar nga infektimi me COVID-19 mund të mos jetë i mjaftueshëm për t’ mbrojtur nga ri-infektimi.
“Kosova disponon me vaksina të miratuara për përdorim nga trupat më relevant botërorë. Vaksinimi mund të bëhet kurdo, pa termin, pavarësisht vendbanimit e shtetësisë”, është thënë nga MSH.