Ministria e Shëndetësisë ka shkarkuar anëtarët e Komitetit për Vaksinim, ndërkohë ka emëruar anëtarët e rinj.
Shkarkimi është arsyetuar me tollovinë e krijuar të premten para sallës “1 Tetori” në Prishtinë.
Të premten, në ditën kur vazhdoi vaksinimi për personat mbi 65 vjeç pas festës së Bajramit, në Prishtinë u krijua tollovi e madhe, duke rrezikuar edhe shëndetin e atyre që kishin shkuar për vaksinim.
KOHA merr vesh se MSH-ja ka emëruar anëtarët e rinj të këtij Komiteti në krye me Arbëresha Turjakën.
MSH-ja ishte arsyetuar se tollovia ishte krijuar pasi qytetarë nga të gjitha qytetet e Kosovës ia kishin mësyrë sallës “1 Tetori” në Prishtinë. Të nesërmen e tollovisë, vaksinimi vazhdoi vetëm me ata që telefonoheshin paraprakisht dhe vetëm me qytetarë të Prishtinës. Për të tjerët, vaksinat u dërguan nëpër qytete.