Shpërthimi në kanalin Ibër, KEK-u shpreson në sanim të shpejtë

Shpërthimi në kanalin Ibër, KEK-u shpreson në sanim të shpejtë

Kanali Ibër – Lepenci, në të cilin sonte ndodhi shpërthimi, furnizon Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) me ujë, por që deri tani kjo korporatë nuk ka informatë të saktë lidhur me ngjarjen.

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton opinionin se, me marrjen e njoftimit për shpërthimin në gypin e Ibër Lepencit, është në komunikim të vazhdueshëm me të gjithë akterët relevantë, përfshirë Ibër – Lepencin, Njësinë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike, Ministrinë e Ekonomisë, organet e rendit dhe autoritetet tjera të përfshira.

“KEK shprehet se shpreson për një sanim sa më të shpejtë të situatës, por deri më tani nuk ka informacion të saktë lidhur me detajet e ngjarjes dhe kohën e sanimit”, thuhet në njoftim.

KEK-u thotë se “për çdo zhvillim të ri, të gjitha palët e interesuara do të informohen në kohë optimale”.

Related Articles