Shqiponjat e Counter-Strike luftojnë sot për kualifikim në turnirin e madh PGL

Shqiponjat e Counter-Strike luftojnë sot për kualifikim në turnirin e madh PGL

Skuadra kosovare, Guild Eagles, ka arritur dje fitoren e dytë në kualifikimet për PGL Major, duke mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim në garën më të fortë për Counter-Strike 2.

Ish-Bad News Eagles, po marrin pjesë për herë të parë në kualifikime për Major si pjesë e një organizate, pasi u kualifikuan tri herë në forcat e veta.

Rrugëtimi i tyre në RMR B, pra në kualifikime, nuk filloi në mënyrën më të mirë të mundshme.

Humbën përballjen e parë ndaj organizatës së katërt në renditjen botërore, MOUZ, me këta të fundit që bënë një përmbysje të madhe të rezultatit.

GNE vazhduan me përballjen e dytë, ku u takuan me ENCE, ku humbën edhe të dytën, për të rrezikuar në maksimum, pasi skuadra me tre humbje eliminohet direkt.

Por skuadra kosovare tregoi shpirtin luftarak në ndeshjen e tretë, aty ku sistemi ishte skuadra më e mirë nga tre harta, me Guild Eagles që fituan 2:1.

E filluan me lojë fantastike në Mirage, për të fituar me rezultat 13:10, por e humbën të dytën në Vertigo 13:8.

Me lojën e djeshme, shpirti luftarak i djelmoshave u rrit me rikthimin kundër skudrës daneze, Preasy, me rezultat të përgjithshëm 2-1.

Djelmoshat sot kanë gjasën për t’u kualifikuar në Majorin e PGL-së, ku tani po ndeshen kundër ekipit Ecstatic.

Ja ku mund ta ndiqni: LINK

Related Articles