Shqiptarët e Malit të Zi janë ndarë të kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve të cilat u mbajtën dje.
Kandidati i Forumit Shqiptar, Nik Gjeloshaj me listën e tij ka arritur të marrë 2 për qind në votimet e djeshme, që do të thotë se do të ketë dy deputetë në Kuvendin e Malit të Zi.
Ndërkaq, Aleancën Shqiptare e cila është në Ulqin, me prirësin e listës, Genci Nimanbegu, ka marrë 1.5 për qind të votave dhe aktualisht mendohet se do të ketë një deputet, por që ka mundësi të ketë dy të tillë.
I kënaqur me rezultati ka qenë edhe kryeministri në detyrë, Dritan Abazoviq, i cili renditet i katërti sa i përketë rezultateve zgjedhore të ditës së djeshme.