Shtyrja e vendimit final për Thaçin e të tjerët, Haga edhe në prill aprovoi pjesëmarrjen në proces të 2 familjarëve të dy viktimave

Shtyrja e vendimit final për Thaçin e të tjerët, Haga edhe në prill aprovoi pjesëmarrjen në proces të 2 familjarëve të dy viktimave

Gjykata Speciale përmes një postimi në faqen zyrtare në “X”, ka njoftuar se Paneli i Trupit Gjykues ka aprovuar përfshirjen në proces kundër Thaçit dhe të tjerëve, edhe për dy familjarë të dy viktimave, të cilët kanë ndërruar jetë.

Specialja ka treguar se kjo ka bërë që numri i viktimave pjesëmarrëse në këtë rast të rritet në 156.

“Më 17 prill 2026, Trupi Gjykues miratoi një kërkesë të Mbrojtësit të Viktimave për t’u lejuar dy të afërmve të ngushtë të një viktime të ndjerë që të vazhdojnë pjesëmarrjen e viktimës në procedurë.

Si rezultat, numri i përgjithshëm i viktimave pjesëmarrëse në këtë rast rritet në 156”, thuhet në njoftimin e Hagës.

Ky vendim për të pranuar përfshirjen e dy personave të rinj në procedurë vjen edhe përkundër faktit se tashmë janë thënë fjalët përfundimtare dhe po pritet vendimi final nga Haga.

Vetë Specialja ditë më parë ka konfirmuar se koha për marrjen e vendimit final është zgjatur edhe për 60 ditë shtesë, meqë afati 90 ditor kur parashihet marrja e vendimit ka skaduar në fillim të majit.

Sipas Rregullores së Speciales, Gjykata mund të kërkojë edhe 60 ditë afat shtesë për marrjen e vendimit, në rast të krijimit të rrethanave të jashtëzakonshme.

Related Articles