Si gënjeu publikisht Mërgim Berisha, para se t’i bashkohej Gjermanisë

Si gënjeu publikisht Mërgim Berisha, para se t’i bashkohej Gjermanisë

Mërgim Berisha, ky është emri më i ri i cili është bashkuar me Gjermaninë, ani pse kishte indikacione që do të ishte në listën e Kosovës, shkruan Gazeta “Enigma”.

Ishte vetë futbollisti, i cili në llogarinë e tij në rrjetet sociale ka dhënë sinjale që do t’u bashkohej ‘dardanëve’.

Madje, ai në një publikim në llogarinë e tij ka replikuar me yllin e Kosovës, Valon Berisha, i cili i ka thënë se janë duke e pritur te Kosova.

Selektori Hansi Flick, të premten ka publikuar listën e tij, në të cilën ka përfshirë 24 futbollistë.

Për Berishën, kjo është hera e parë që po ftohet nga Përfaqësuesja A e Gjermanisë. 24-vjeçari këtë sezon ka treguar formë të mirë me fanellën e Augsburgut, ku ka shënuar 8 gola dhe ka bërë 4 asistime në Bundesligë.

LEXO gjithashtu edhe: Lista e Kosoves.

/Gazeta Enigma/

Related Articles