Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot gjatë seancës ka drejtuar akuza për qeveritë e kaluara, derisa tha se këto të fundit nuk i kanë vendosur as filterat, e as bojlerat.
“Rikthimi i B2 që ka moshë 40 vjeçare e kalon 920 megavtashin. Pra kjo është asgjë. Nuk ka ra menaxhmenti, ka ra turbina. A e kuptoni? Lopatat e rrutorit të gjeneratorit në B2 janë copëtauar për shkak se shtypja e avullit në vend që të jete 120 është 90. I ka copëtu lopatat e vjetëruara. Nuk ka ra menaxhmenti pra, ka ra turbina. Sa i përket filterave, ata kanë deshtë me i instalu filterat por kur kanë shku aty e kanë pa që është llom, duhet niher bojlerat tani filterat. Ju s’i keni bë as bojlerat as filterat. Nuk ka filtera pa bojlera. Tash ne do t’i vendosim bojlerat që t’i vendosim edhe filterat.”, tha Kurti.
Ndaj kësaj deklarata, në vazhdimin e seancës i’u është përgjigjur Shefi i Grupit Parlamentar, Abelard Tahiri, i cili tha se këto duhet të harrohen këto dhe t’i kthehemi seriozitetit.
“Me një shkurt mundet me hy në fuqi ligji qe afekton 700 mijë banorë”, ka thënë Tahiri.
Ai tutje theksoi se “T’I harrojmë këto tema sepse jemi para një vendimi sepse vetëm kështu mund ta ndalim ngritjen e cmimeve”. /Gazeta Enigma/.