Situata e brishtë me Serbinë – Vetëvendosje mbledh Këshillin e Përgjithshëm

Situata e brishtë me Serbinë – Vetëvendosje mbledh Këshillin e Përgjithshëm

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar të shtunën për mbledhjen e 51-të që do të mbajë sot Këshilli i Përgjithshëm i partisë, raporton Gazeta Enigma.

Mbledhja do të mbahet në Pallatin e Rinisë dhe do të fillojë në orën 11:00

Siç thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje, mediat ftohen për ta përcjellur vetëm pjesën e parë të mbledhjes.

“Nesër me datë 11 qershor, me fillim nga ora 11:00, Lëvizja VETËVENDOSJE! mban mbledhjen LI të Këshillit të Përgjithshëm.Mbledhja mbahet në sallen e ish-ASK, te Pallati i Rinisë.Ftojmë mediat ta ndjekin pjesën e parë të kësaj mbledhje!”, thuhet në njoftim.

Kjo mbledhje e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje vjen në kohën e tensionve në veri dhe kur raportet e Kosovës me SHBA-në janë acaruar shkaku i veprimeve të Qeverisë Kurti në veri të vendit.

Related Articles