Situata me gripin sezonal në gjithë Kosovën sipas ekpertëve shëndetësor është alarmante, shkruan Gazeta ‘Enigma’.
Njësoj po ndodh edhe në komunën e Gjilanit, ku sipas burimeve të Gazetës “Enigma”, vetëm një një qendër brenda 12 orëve, janë paraqitur mbi 300 pacient me simptoma të gripit seconal.
Ndërkohë këto burime bëjnë të ditur se vetëm të mërkurën e 15 dhjetorit në Qendrën e Mjekësisë Familjare ‘Dardania’ ndihmë nga gripi sezonal kanë kërkuar 250 persona të prekur me këtë grip.
“Janë dhënë 25 infuzione, dhe 120 ineksione”, deklarojnë për Enigmën nga kjo QKMF.
Theksojmë se ditëve të kaluara në këtë qendër, numri i pacientëve ka shkuar edhe mbi 300.
Se është situatë alarmante me këtë virus në Gjilan, e ka konfirmuar për Gazetën “Enigma”, edhe Drejtoresha e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Gjilan, Arbenita Hajdari.
“Numri ndoshta edhe është trfishuar me grip sezonal. Këto janë simptomat e gripit sezonal: ethe, temperature, dhimbje të trupit, kokëdhimje dhe plogështi”, ka deklaruar Hajdari.
Njëherit, ajo ka shtuar se simptomat e gripit sezonal janë të ngjajshme me ato të COVID-it, “Pra janë gati simptoma të njejta me COVID-19 ku pacientët kanë kryer edhe teste rapide, por fatmirësisht tetset kanë dal negative”.
Hajdari është shprehur se në Gjilan mosha mesatare është më e prekura nga ky grip.
“Për momentin mosha mesatare është më e prekura, pra nga 20 deri në 65 vjeç, edhe pse janë të përfshira të gjitha grupmoshat por ky grup është më i prekuri”, ka njoftuar ajo.
Ndërsa, infektologu, Xhevat Demiri, në një përgjigje për Gazetën ‘Enigma’ ka theksuar se personat me sëmundje kronike janë më të rrezikuarit nga gripi sezonal.
“Për momentin mosha më e prekur është ajo rinore, por nuk përjashtohen edhe moshat e vjetra, sidomos ato me sëmundje kronike, e që kanë një imunitet të komprituar, pra ramje e imunitetit”, ka deklaruar Demiri.
Sipas tij gripi sezonal karakterizohet nga këto simptoma, “ethe, temperatur, kollitje e that, dhëmbje koke, dhëmbje e muskujve, shkuarje nga hundët, shqetsime sidomos natën, humbje e oreksit, të vjellura dhe marramendje”.
Njëherit, Demiri ka theksuar se ditëve të fundit ka një numër të shtuar të pacientëve, por situate për momentin është e përballueshme.
Institucionet shëndetësore paralajmrojnë qytetarët për gripin sezonal
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë thirrje se duhet të kemi kujdes pasi që gripi sezonal po shton intensitetin.
“Edhe pse gripi sezonal akoma nuk ka arritur pragun epidemik, vërehet një intensitet i shtuar i rasteve me grip sezonal”, njofton IKShPK.
Instituti Kombëtar apelon te të gjithë Drejtorët Komunal të Shëndetësisë të ngritet niveli i vigjilencës dhe raportimit të rasteve të dyshimta në të gjitha institucionet shëndetësore publike dhe private në Kosovë. /Gazeta Enigma/