Sot dy protesta në Prishtinë – ja për çfarë bëhet fjalë

Sot dy protesta në Prishtinë – ja për çfarë bëhet fjalë

Gjatë ditës në Prishtinë do të mbahen dy protesta.

Shoqata Sindikale e Pastrimit, me fillim nga ora 10:00 do të protestojë përpara objektit të Komunës së Prishtinës.

Kjo protestë vjen si rezultat i pakënaqësisë ndaj tenderit prej 16.5 milionë euro, që pretendohet se e çon kompaninë drejt falimentimit.

“I ftojmë të gjithë të punësuarit pranë KRM “Pastrimi” me njësi që të na bashkohen, që të jemi zëri juaj në mbrojtjen e kompanisë nga e keqja që po i kanoset. Situata në të cilën gjendet kompania lë për të dëshiruar…”, thuhet në njoftimin e KRM-së.

Ndërkaq në anën tjetër, me fillim nga ora 12:30, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës proteston ndaj Qeverisë.

Takimi i djeshëm me ministren Arbërie Nagavci nuk pati rezultate konkrete, andaj SBASHK-u ka lajmëruar që do të protestojë, duke mos përjashtuar edhe mundësinë e grevës së përgjithshme. /Gazeta Enigma

Related Articles