Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sot do të qëndrojë në Kosovë, raporton Gazeta “Enigma”.
Lajmin e ka bëë të ditur Zyra për Informim e Qeverisë, ku bëhet e ditur se i njëjti do të pritet në takim nga Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.
“Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, pret në takim ditën e nesërme, Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, me të cilin do të diskutohet për ecjen përpara me zbatimin e Marrëveshjes Bazike”, u tha në njoftim.
Takimi pritet të zhvillohet nga ora 09:30 në ndërtesën e Qeverisë.
Kujtojmë se takim me Bislimin paralajmëroi edhe vetë Lajçaku të hënën.