Sot mblidhet kryesia e më pas kuvendi, këto janë pikat e rendit të ditës

Sot mblidhet kryesia e më pas kuvendi, këto janë pikat e rendit të ditës

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot nga ora 10:30, e më pas do të ketë seancë nga ora 11:00.

Në seancën e sotme në rendë dite do të jenë pikat e papërfunduara që nga muaji shkurt, mars e prill.

Rendi i ditës

I. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 2 shkurt dhe 22 mars 2023: 24. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti serb.

II. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 9 shkurt 2023: 17. Përzgjedhja e një (1) anëtari joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

III. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 23 shkurt 2023: 8. Votimi i Raportit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, 9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-208 për parqet industriale dhe teknologjike, 10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-209 për investime të qëndrueshme, 12. Shqyrtimi i Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.

IV. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 9 mars 2023: 9. Shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2021, 10. Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit “Sistemi i licencimit të hidrocentraleve dhe monitorimi i tyre mbi ndikimin në mjedis dhe ujëra”, 11. Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit “Performanca financiare dhe operative NP “Trepça Sh.A”, 12. Emërimi i drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, 13. Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës në mbështetje të Fondit Kosovaro-Amerikan për Arsim (KAEF).

V. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 23 mars 2023: 6. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor, 7. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-214 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-163 për minierat dhe mineralet, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-158, 9. Formimi i Komisionit Ah-hoc për përzgjedhjen e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti shqiptar, 10. Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave, 11. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave, 12. Zgjedhja e një (1) zëvendësi të Avokatit të Popullit nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë, 13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-210 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë, 14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-218 për organizimin e tregut për produktet bujqësore, 15. Themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje në Republikën e Kosovës.

VI. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 6 dhe 7 prill 2023: 4. Votimi i Propozim-Rezolutës për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës, 5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-110 për Agjencinë e Kosovës për Akreditim, 6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-155 për sanksionet e shёnjestruara kundër shkelësve të huaj të drejtave të njeriut, 7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-201 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-081 për energjinë, 8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-160 për pensionet e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës dhe punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore, 9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-220 për çmimin e produkteve medicinale, 10. Shqyrtimi i rekomandimit lidhur me auditimin e procesit të shitjeve me negocim direkt në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, 11. Shqyrtimi i propozimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të seancës plenare, nr.08-V-321, i datës 23 qershor 2022. /GAZETA ENIGMA/

Related Articles