Dje Spanja ka mposhtur Francën në gjysmëfinalën e Kampionatit Evropian, Euro 2024.
Kështu spanjollët janë finalistët e parë të këtij kompeticioni derisa, finalisti i dytë mbetet të zbulohet sonte mes Anglisë dhe Holandës.
Mirëpo dje gjatë ndeshjes, ylli 16-vjeçar i kombëtarës spanjolle theu një rekord të ri.
Lamine Yamal është bërë lojtari më i ri që shënon në një Evropian.
16-vjeçari barazoi rezultatin për Spanjën, 1:1, me një supergol nga 25 metra distancë në minutën e 21-të. /Gazeta Enigma