Ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi i është vazhduar paraburgimi nga Gjykata Speciale në Hagë.
Vendimi është marrë nga gjyqtari i Procedurës Paraprake, raporton Gazeta Enigma.
Këtë e bëri të ditur të mërkurën në seancë, avokati i Thaçit, Gregory Keohe.
“Unë e kuptoj që i nderuari gjykatës ka marrë vendim për mbajtjen në paraburgim sot paradite, dhe kjo do ta apelohet”, tha ai.
“Nga gjykatat e mëparshme janë liruar serbë dhe shqiptarë, por nga kjo gjykatë jo”, tha ai, duke shtuar ata do të respektonin kushtet e lirimit nga paraburgimi dhe kërkoi seancë dëgjimore publike për të trajtuar arsyet se pse të pandehurit mbahen në paraburgim për një vit dhe për dilemat që ka Zyra e Prokurorit të Specializuar lidhur me Policinë e Kosovës, e cila do të ishte përgjegjëse për sigurinë e të pandehurve nëse ata do të ktheheshin në Kosovë.
Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka nisur konferenca e tetë statusore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Ish–drejtuesit e UÇK-së, akuzohen nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Konferenca mbi ecurinë e çështjes, thirret gjykatësi i procedurës paraprake dhe ajo ka për qëllim organizimin e shkëmbimeve ndërmjet palëve. Në këtë konferencë, Prokuroria tregon çfarë lloji të provave disponon./Gazeta Enigma/