Përfundojnë pjesët e para në Superligë, këto janë rezultatet

Përfundojnë pjesët e para në Superligë, këto janë rezultatet

Kanë përfunduar pjesët e para të ndeshjeve të sotme në Superligën e Kosovës, raporton Enigma.

Gjilani ka dyfishuar avantazhin ndaj Feronikelit ’74 me rezultat 0-2.

Jarovic dhe Bilalli shënuan për gjilanasit.

Stadiumi ”Rexhep Rexhepi” edhe pse shihet i mbuluar me borë, dhe nuk ka kushte adekuate për lojë, gjyqtari kryesor vendosi që ndeshja të zhvillohet normalisht.

Malisheva me Dukagjinin po barazojnë me rezultat 1-1.

Malisheva doli në epërsi me anë të golit të Hazrollajt. Për të barazuar shifrat për Dukagjinin, u përkujdes Solomon. /Gazeta Enigma/

Related Articles