Pronarët e një hoteli në magjistralen Prishtinë – Ferizaj janë sulmuar.
Ata janë sulmuar siç merr vesh “Front Online” para pak çastesh nga tre persona në pronën e tyre, përcjellë Gazeta “Enigma”.
Për pasojë, të njëjtit, shkaku i goditjeve të marra i janë nënshtruar trajtimit mjekësor.
Gjatë përplasjes mes dy grupeve është përdorë edhe një armë. Me të shtiu djali i pronarit të hotelit.
Nuk raportohet për të plagosur. Tre të dyshuarit ndodhën në arrati.
E motivi që çoi në këtë konflikt fizik e të armatosur nuk dihet akoma./Gazeta “Enigma”/